Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të kritikuar për takimin me Italinë, ku Shqipëria u mposht 2-1 me përmbysje.
Pasi mbylli rrjetet e tij sociale, mbrojtësi i Kombëtares duket se është rikthyer sërish, duke reaguar për atë gabim në golin e dytë të Italisë.
“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dyte që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje de vlerësimi i rremë i trajektores! Kush më njeh e di mirë që do jepja çdo forcë që kam e do bëja çdo sakrificë për këtë bluze, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizimin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik. Nga ana tjetër, falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozët e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma te ndryshme. I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbanë, të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tani të koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqipëri gjithmonë”, shkruan Hysaj në postimin e tij.