Provimi i gjuhës së huaj përfundoi 2 orë e gjysmë, pasi maturantët u ulën në banka për të plotësuar tezën. Të qetë e të buzëqeshur, maturantët përqafuan njëri-tjetrin pasi dolën nga shkolla “Sami Frashëri” në kryeqytet, duke treguar se teza për ta nuk ishte e vështirë.
Megjithatë, akoma më të lehtë ua bëri publikimi i tezës, që u shpërnda në rrjetet social vetëm 30 minuta pas fillimit të provimit. Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës. Gjuha e huaj ishte i pari, për të vijuar me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 10 qershor, ndërsa më 18 qershor provimi i matematikës.