Kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e ndeshjes historike Shqipëri – Spanjë në Dusseldorf, e vlefshme për grupet e Kampionatit Europian 2024.
Sakaq, shqiptarët duket se kanë pushtuar qytetin gjerman i cili është kthyer i gjithi kuq e zi, ndërkohë që dëgjohen këngë, daulle dhe kërcehen valle shqiptare.
LSA sjell atmosferën në vendin ku po mblidhen tifozët e kombëtares, të cilët do të marshojnë më pas drejt stadiumit ku do luhet ndeshja.