Romanca e Mozzik-ut dhe Lotinës, vajza e deputetit Lutfi Haziri është përfolur shumë në shtypin rozë edhe pse dyshja asnjëherë bëri ndonjë deklaratë përveç postimeve që bënin në rrjete sociale.
Por së fundmi në një intervistë reperi ka folur rreth lidhjes së tij të re duke u shprehur se nuk është fejuar, por është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto 28 vite jetë.
“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë”, ka thënë Mozzik.