Është gjetur i vdekur, mëngjesin e sotëm, gjenerali Claudio Graziano, ish-shefi i shtabit të Mbrojtjes dhe president i komitetit ushtarak të BE-së. Në vitin 2022, ai ishte emëruar president i kompanisë ndërkombëtare Fincantieri dhe së fundmi kishte humbur gruan e tij. Mediat italiane raportojnë se ka shumë hipoteza për vdekjen e tij, mes të cilave dhe ajo e vetëvrasjes. Lajmi për vdekjen e presidentit të Fincantierit, Claudio Graziano ka ndikuar në aksione. Liderët italianë nga presidenti e kryeministrja kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e tij.
“Shpreh dhimbje të thellë për lajmin e ndarjes nga jeta të papritur të gjeneralit Claudio Graziano. Kujtoj figurën e tij si një njeri bujar dhe besnik i institucioneve, i aftë për të vënë gjithmonë kompetencën dhe profesionalizmin e tij në shërbim të Republikës, cilësi të dëshmuara në mënyrë të rëndësishme në rolet kryesore, kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbuluara gjatë karrierës së tij të gjatë”, deklaroi Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.
“Jam e tronditur nga lajmi i vdekjes tragjike të gjeneralit Claudio Graziano, i cili ishte një shërbëtor të drejtë të shtetit, që gjatë gjithë jetës së tij i bëri nder kombit, Forcave të Armatosura dhe institucioneve me përkushtim, kompetencë dhe profesionalizëm. Dëshiroj t’i drejtoj emrit tim dhe të gjithë Qeverisë, ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij”, shkroi kryeministrja Giorgia Meloni.
“Vdekja e gjeneralit Claudio Graziano më lë pa fjalë. Ai ishte një mik dhe një oficer i jashtëzakonshëm që nderoi Italinë edhe në rolet e tij evropiane”. Ky është mesazhi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani në X.