Gjin Gjoni, ish gjyqtar milioner që dha dorëheqjen nga drejtësia, duke mos pranuar hyrjen në vetting hyri në politikë me partinë e Sali Berishës. Si kryetar i Rithemelimit të Lezhës ishte sot për tu solidazuar me militantët e ish kryeministrit Sali Berisha, në protestën e organizuar paraditen e sotme para bashkisë së Tiranës. Ai është fotografruar pranë bashkisë ku dhe po mbahej protesta.

Gjin Gjoni duket që ka shkuar në protestë vetëm sa për tu dukur, pasi nuk mbajti asnjë fjalim, madje qëndroi dhe pak metra larg duket për të mos rrezikuar jetën, apo dhe për të mos thithur tymin e zi të shkaktuar nga djegia e gomave të militantëve apo të bënte pis këshimën ‘firmato’.