Edhe pse e ka të vështirë ta pranojë pasi Barcelona ka dhe do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij, Pep Guardiola e cilëson të mbyllur derën katalanase.
“A është e mbyllur dera e Barcelonës për të ardhmen? Po, është e tillë. Tashmë jemi të rritur”, u shpreh tekniku katalanas, i cili po shkruan historinë te Manchester City.
Me kampionët e Anglisë ka edhe një vit kontratë, të cilën vështirë ta rinovojë. Sezoni i ri pritet të jetë i fundit për të në “Etihad”. Guardiola e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar në të ardhmen.
Nuk mungon një koment për Hansi Flick, trajnerin e ri të Barcelonës: “I uroj më të mirën. Ndihmojeni dhe jepini kohë. Ai ka nevojë të përshtatet me stilin e lojtarëve që ka”.