Shqipëria e femrave është kualifikuar për në fazën Play Off të Kampionatit Europian 2025. Vajzat kuqezi mundën pastër 3-1 Luksemburgun, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Doçi zhbllokoi llogaritë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 29-të, duke i dhuruar qetësinë e duhur skuadrës. Krasniqi “vulosi” suksesin, me golin e saj në të 45-tën. Në minutën e 46-të, Berisha thelloi shifrat. Kremer ngushtoi shifrat në fund, por pa mundur dot të ndryshojë fatin e takimit.