Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek Kythira. Mediat greke raportojnë se në një parking është gjetur trupi i pajetë dhe i djegur thuajse plotësisht i një gruaje rreth 60 vjeçe, pronare e një dyqani në zonë.
Sipas dëshmisë së vajzës dhe burrit të saj, ajo kohët e fundit ka pasur probleme pronësie me familjarë të saj, por ende nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje.
Policia po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe vetëvrasjes.