Një 30-vjeçar në Tepelenë i ka hapur llogari false në rrjetet sociale një vajze 21-vjeçare.
Policia bën me dije se ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj R. N., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka hapur llogari false në rrjetet sociale Instagram dhe Snapchat, duke i dëmtuar imazhin të resë.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. N., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka hapur llogari false në rrjetet sociale instagram dhe snapchat, duke i dëmtuar imazhin një 21-vjeçareje”-njofton policia.