Patrick Robson de Souza Monteiro ka njoftuar largimin nga Tirana. Sulmuesi brazilian, në një postim në Instagram, shkruan: “Faleminderit Tirona. Ishte kënaqësi të isha pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri. Shumë faleminderit tifozëve për dashurinë e tyre”.
Patrick shënoi 4 gola në 19 ndeshjet që luajti me bardheblutë sezonin e kaluar dhe ka fituar Superkupën e Shqipërisë me Tiranën. Më herët, nga Tirana janë larguar Erjon Hoxhallari, Bruno Lulaj, Kristal Abazaj, Ardit Deliu, Regi Lushkja, Patrik Robson, Filip Najdovski dhe Liridon Latifi.
Tirana vijon fazën përgatitore në Ohër, në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve të Conference League. Bardheblutë do të ndeshen me Torpedo Kutasi (Gjeorgjia) në turin e parë.