Nga Ylli Pata
Në fakt nuk ka qenë kryeministri shqiptar që e hapi këtë lojë, por ajo erdhi nga përtej detit.
Por e shpërthyer prej dy tre javëve, tanimë ajo duket si një duel politikë nga Roma në Tiranë. Menjëherë pas intervistës në report, Edi Rama shpërndau një video, ku e cyti sërish këtë temë. Po pse?
Sepse nesër vjen në Shqipëri Giorgia Meloni, e sipas të gjitha gjasave, pikërisht ky debat do të hapet fort prej të dy homologëve, që e kanë pasur për këtë kohë, lejtmotiv të betejës së tyre politike.
Meloni, marrëveshjen me Edi Ramën, por edhe kundërshtimin e sulmit ndaj tij, e ka pasur një lejtmotiv të fushatës së partisë së saj për zgjedhjet Europiane. Që zhvillohen këtë fundjavë.
Nesër sipas të gjitha gjasave, kjo temë do të ketë tone të reja, e siç po shikohet, si Meloni, por edhe Edi Rama, nuk janë në pozita mbrojtëse. Ata kanë kaluar në kundërofencivë politike, gjë që parashikon që këtë iniciativën ta vijojnë deri në fundjavë.
Ku sipas gjasave, e natyrisht dhe sondazheve, Giorgia Meloni, do të arrijë objektivin e vet politik që është marrja e 23% në zgjedhjet europiane. Duke dalë sërish partia e parë në vend, ç’ka i jep një konfirmim të rëndësishëm pas dy viteve në qeverisje.
Edhe pse është thënë se është e majta italiane, pra Partia Demokratike e Elly Schlein që qëndron pas sulmit ndaj Edi Ramës. Ç’ka e tregon edhe kërkesa e një zyrtari të saj për të pezulluar Partinë Socialiste Shqiptare nga Partia Socialiste Europiane, situata është më e komplikuar.
Meloni, nëse merr konsensus nga marrëveshja me Ramën, nuk merr nga e djathta, por kryesisht nga votuesit e djathtë të Lega-s së Matteo Salvinit, i cili po shikohet gjithnjë e më i dobët. Dhe në shtator, me një rezultat sërish të ulët, atë do ta largojnë nga drejtimi i partisë.
Ndërkaq, ka një adresë tjetër të kësaj lëvizjeje. Është Lëvizja 5 Yje e Giuseppe Contes, e cila kërkon të rrisë pikët, duke sulmuar marrëveshjen Rama-Meloni. Gazeta Il Fatto Quotidiano e Marco travaglios që ka amplifikuar reportazhet e Report, është organ politik i 5 Yjëeve. Megjithatë, në fundjavë, ishte kjo gazetë që botoi një intervistë me Edi Ramën, njëkohësisht me atë të Giorgio Mottola-s në Report të Rai 3.
Dalja nga kjo betejë fituese e Giorgia Melonit, nuk është vetëm një sukses politik për të, por është më shumë për Edi Ramën.
Zgjedhjet Europiane, nuk kanë një rëndësi të madhe, pasi siç ka ndodhur në herët e tjera, edhe pse kanë fituar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, kjo nuk i ka ndihmuar në zgjehdjet parlamentare, që janë një konfigurim tjetër.
Në zgjedhjet parlamentare fitojnë aleancat e koalicionet që dalin përballë, ndërsa në zgjedhjet europiane, secila parti del më vete e merr përqindjen e saj. Në vitin 2014, Matteo Renzi atëherë kryeministër mori 40% të zgjedhjeve, rezultatin më të madh të marrë hparlamentare.
Por për Edi Ramën, nëse Meloni arrin një triumf politik, përveç se ngjiz edhe më fort partneritetin me Romën, fuqizon pozicionin edhe kundrejt Athinës. E nga ana tjetër në politikën e brendshme i hyn një kundërofensive të fortë që e bëri të qartë ne mesazhin e sotëm në rrjetet sociale. Të çojë edhe më në margjina Sali Berishën e Ilir Metën, pas goditjes së 14 majit 2023.
E ku fushata elektorale për 2025-n, më shumë se në shehset e Tiranës, do të bëhen në mjediset e Londrës apo Dyseldorfit, pas atyre të Athinës e Romës.
Ajo që ndodhi nga Report, është e ngjashme me një lëvizje tjetër e ngjashme në vitin 2019, përkatësisht publikimin nga Bild online, të përgjimeve të zgjedhjeve të Dibrës së vitit 2016.
Ashtu si atëherë, personazhet në fushën e shahut janë të njëjtë. Madje edhe prokurori që sot shfaqen në emisionin Report si i persekutuar i ndërkombëtarëve me vettingun. i cili në vend që të hetonte mbi atë që kishte marrë si material përgjimi, i çoi USB-në Sali Berishës në zyrë. i cili më pas e bëri potpuri për ta përdorur si material elektoral.
Këtë herë përveç Francesco Beçhetit dhe Sali Berisha, në lojë ka hyrë dhe Arben Ahmetaj.
Ky grup politik, ka tentuar gjithmonë të gjejë një aleat të fortë ndërkombëtar që të rrëzojnë Edi Ramën. E provuan fort në 2017-n kur fitoi në SHBA Donald Trump, por ai u bë mik me kryeministrin shqiptar. Tentuan me CDU-në e Merkelit në 2019-n, po sot i kanë armiq.
Kur bëri luftën me Lulzim Bashën thirri njerëzit e Melonit në Kuvendin e Foltores. Sot edhe Melonin e ka kundër. i vetmi aleat, megjithatë jo direkt ka mbetur Micotaqisi, që me rastin Beleri të rikuperojë pas humbjes së rëndë të Athinës dhe Selanikut në zgjedhjet lokale.