Më në fund! “Keqkuptimet e vogla” mes Afrona Dikës dhe Bleros janë zgjidhur dhe podcast-i do të publikohet!
Në një postim në rrjetet sociale, Afrona ka zbuluar se sot në orën 18:00 do të mund të shohim një nga intervistat më të shumëpritura të shoëbiz-it dhe të mësojmë të vërtetat e divorcit të tyre, por edhe të marrim një shembull për raportin pas një ndarjeje.
Në copëzën e postuar në Instagram, Afrona i pranon Bleros pjesën e saj të fajit duke i thënë se edhe ajo është zhdukur nga jeta e tij për shkak të ndjesive që provonte. Por njëkohësisht, ajo shprehet se edhe për të ka qenë tejet e vështirë për ta pranuar.
Që s’jemi ulur dhe s’i kemi sqaruar gjërat siç është dashur t’i sqarojmë pas 7 viteve. Ka qenë edhe ky faji im që veç jam zhdukur nga jeta jote, sepse kam qenë, e kam pasur një mllef brenda, e kam pasur një vuajtje, e kam pasur një dëshpërim brenda, s’di si të ta shpjegoj, thjesht… një… s’e di… më është nevojitur shumë kohë edhe për vete që të pranoj që është…