Shqiptarja që jeton në Filiro të Selanikut ka parë tmerrin me sytë e saj. Ajo është kafshuar në të gjithë trupin, pasi është sulmuar nga dhjetë qen njëherësh.
Tmerri u dëshmua nga një shtetase shqiptare 44-vjeçare e cila u sulmua dhunshëm nga dhjetë pitbull në Filiro të Selanikut. “Sulmi i qenve ishte sikur të isha ushqimi i tyre”, i tha gruaja policisë.
Shqiptarja 44-vjeçare natën e të mërkurës së kaluar (12/6) teksa ndodhej në parkingun e jashtëm të një dyqani në zonën e Filyros, që ndodhet përballë Liceut të zonës, papritur është gjetur e rrethuar nga një tufë me dhjetë qen të mëdhenj që e sulmuan duke e kafshuar në të gjithë trupin.
Sipas informacioneve, gruaja fatkeqe ka arritur të shpëtojë me dhjetëra plagë në trup nga kafshimet e forta që mori por që fatmirësisht shpëtoi.