Shtatë në dhjetë të rinj italianë nuk janë të interesuar të votojnë në zgjedhjet europiane në Itali këtë fundjavë, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Rreth 73 për qind e të anketuarve midis moshës 18 dhe 25 vjeç thanë se zgjedhjet e ardhshme “nuk janë interesante”.
Ndër arsyet e përmendura është mungesa e ndjenjës së përkatësisë në Bashkimin Europian, vetëm 30 për qind e të rinjve ndihen po aq europianë sa italianë.