Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani njoftoi sot një paketë të re ndihme për Ukrainën në shumën 140 milionë euro për infrastrukturën, shëndetësinë dhe bujqësinë.
“Është vendimi i fundit i qeverisë së Italisë, dhe janë gjithashtu 45 milionë për rindërtimin në Odessa.

Sot do të nënshkruajmë një memorandum për bashkëpunim në atë fushë. Është e rëndësishme që Italia të mbështesë rindërtimin e katedrales në Odessa,” deklaroi Tajani në konferencën për rindërtimin e Ukrainës në Berlin.
Ai theksoi se Italia është një vend me ekonomi dhe sektor privat të mirë dhe për këtë arsye dëshiron të investojë në Ukrainë.