Një reper shqiptar i njohur me emrin Daxter, është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi shpërndante kokainë.
Sipas mediave italiane, pasditen e 20 qershorit, policia arrestoi 26- vjeçarin shqiptar Eraldo Cekrezi, i njohur ndryshe si Daxter, një artist i lindur në Durrës dhe i cili ishte transferuar në Itali me familjen e tij që kur ishte fëmijë.
Nga kontrolli reperit iu gjetën në makinë 19 doza kokaine dhe dy mijë euro para cash.
Reperi u pikas nga policia duke shitur doza kokaine te një australian. Pas kësaj policia i është vënë pas duke e ndjekur derisa e ka arrestuar.
26-vjeçari është i njohur në shtetin fqinj për muzikën e tij, si dhe pak muaj më parë reperi ka bashkëpunuar me këngëtarin shqiptar Stresi.