Një 40-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në lagjen nr.15, në Korçë. Mësohet se ai jetonte i vetëm.
Sakaq, nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.