Milan vihet pas Romelu Lukaku. Një zgjedhje e bujshme për kuqezinjtë që duan të fokusohen te ish-sulmuesi i Interit dhe Romës, por edhe “rivali” i Zlatan Ibrahimovic. Lukaku ësthë një ide që po avancon, nuk është ende një negociatë konkrete, por në Casa Milan po flitet për të.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë do ta donin belgun në formën e huazimit, por për momentin nuk kanë marrë ndonjë dirtë jeshile për këtë lloj transferimi, pasi klubi anglez dëshiron ta shesë përfundimisht.
Marrëdhëniet me Chelsea janë të mira, por duhet të gjejnë bazat ekonomike për Lukakun. Por Milan nuk do ta ketë shumë të thjeshtë, pasi ish-trajneri i Lukakut, Antonio Conte, e kërkon tashmë në ekipin e tij të ri, te Napoli.