Në Leposaviç është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë luftës në Kosovë, në rajonin e Gjakovës. Përmes një njoftimi, Polica tha se ndaj të dyshuarit, i nacionalitetit serb, më 20 qershor Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal.
Policia tha se arrestimi u krye në bazë të një plani taktik, të realizuar në bashkëpunim me agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
“Të dyshuarit, me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisur shtëpia në Leposaviç ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante, të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore”, u tha në njoftim.