Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka rikonfirmuar vendimin e tij për t’u bashkuar me Sali Berishën, pasi gjykata e Apelit i dha këtij të fundit logon dhe vulën e Partisë Demokratike.
Në një reagim në Facebook, Çollaku shkruan se nuk mund ta refuzojë një dorë të shtrirë për paqe e bashkim, teksa shton se ideja e një fraksioni brenda PD duhet eksploruar.
“Ngjan si nje dore e shtrire per paqe e bashkim,qendrimi i djeshem i (ish Rithemelimit) sot kryesia e PD.
Une si deputet i PD,rreshtuar ne pozicione te kunderta me ish Rithemelimin keto tre vite..,nuk jam i gatshem ta refuzoj nje dore te shtrire per paqe e bashkim,te pakten jo pa e provuar vertetesine e saj.
Por ceshtja e bashkimit te PD, nuk eshte ceshtje e bashkimit te nje apo disa deputeteve.
Ceshtja e bashkimit te PD eshte nje sfide qe duhet ,nese mundet te beje bashke dy realitete te tera njerezore,te ndara brenda PD.
Keto nuk jane masa amorfe njerezish,por nje strukture e tere njerezore e organizuar,nga te dy palet.
Sfida eshte qe keto dy realitete, here te ndryshme e here te kunderta te behen bashke.
Ideja e nje Fraksioni te strukturar brenda PD, edhe pse per here te pare si eksperience ne historine e pluralizmit ne Shqiperi..,mund te jete nje Opsion qe duhet eksploruar seriozisht.
Nje Fraksion i strukturuar nga qendra deri ne njesine e e fundit organizative ne krejt territorin..,eshte nje mundesi e mbase mundesia e vetme per te garantuar Bashkegzistence te realiteteve te ndryshme dhe te kunderta,duke ruajtur parimet e qendrimet e seciles pale ne dinjitet e integritet,nen flamurin e Partise Demokratike.
Une mendoj se paqes dhe bashkimit ne PD i duhet dhene nje shans,dhe dores se shtrire i duhet pergjigjur me dore te shtrire”, shkruan Çollaku.