Rusia ka bllokuar faqet e 81 mediave evropiane në përgjigje të masave të ngjashme të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër atyre ruse Ria Novosti, Izvestia dhe Rossiyskaya, njoftoi ministria e Jashtme.
Vendi më i prekur, me nëntë media që janë ndaluar, është Franca. Në deklaratën e ministrisë thuhet se pala ruse do të rishikojë vendimin në lidhje me mediat, nëse hiqen kufizimet ndaj mediave ruse.
“Pala ruse paralajmëroi vazhdimisht dhe në nivele të ndryshme se persekutimi i motivuar politik i gazetarëve rusë dhe ndalimi i mediave ruse në BE nuk do të injorohen. Pavarësisht kësaj, Brukseli dhe vendet anëtare kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e përshkallëzimit, duke e detyruar Moskën të marrë kundërmasa simetrike dhe proporcionale. Nëse kufizimet ndaj mediave ruse hiqen, pala ruse do të rishikojë vendimin e saj në lidhje me mediat e përmendura”, thuhet në deklaratë.