Luciano Spalleti duhet t’i bëjë mirë llogaritë kundër Shqipërisë në sfidën e 15 qershorit në Dortmund.
Siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”, mesfushori i Interit, Nicolo Barella do të mungojë në sfidën e radhës kundër Bosnje & Hercegovinës dhe sipas prestigjiozes italiane, shanset që ai të mungojë dhe kundër Shqipërisë janë të mëdha. Ky është një lajm i mirë për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilët do të kenë një “problem” më pak sa i përket mesfushës.