Në prag të miqësores së fundit ndaj Azerbajxhanit, në konferencën për shtyp, trajneri Sylvinho është pyetur rreth listës përfundimtare të Euro 2024.

“Lojtarët tanë kanë bërë një rrugëtim të shkëlqyeshëm deri më sot. Çdo ditë është shumë e rëndësishme për stafin dhe grupin. Të gjithë janë tepër të karikuar për Euro 2024.

Nesër do të vendosim për listën përfundimtare. Nëse do të kemi ndonjë dëmtim, UEFA do të na lejojë të bëjmë një ndryshim, por shpresoj që kjo të mos ndodhë.

Ne do të përgatitemi dhe do të punojmë fortë për këtë turne, shpresoj të mos jemi të detyruar për të kryer ndryshime në listën përfundimtare”, është shprehur Sylvinho.