Shqipëria përballet sot me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në Euro 2024. Nëse pak ditë më parë miqësorja ndaj Lihtenshtejnit shërbeu vetëm për të garantuar minuta loje në këmbët e disa futbollistëve që nuk ishin aktivizuar rregullisht, me ndeshjen e sotme Silvinjo do të shohë më në detaj formën e lojtarëve që pretendon të aktivizojë më rregullisht në Europian.

81’ GOOOL SHQIPËRIA! Aksion nga e majta për kuqezinjtë, Aliji pason për Manajn i cili falë një devijimi gjen golin që dyfishon rezultatin. (VIDEO)

78’ Ajeti i lë vendin Ismajlit në minuta e fundit

75’ Mundësi e artë për Jafarguliev, i cili shfaqet para Strakoshës në të majtën por për fat çon sferën në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

72’ Aksion i gjatë i azerëve të cilët arrijnë të nxjerrin Emrelin në pozicion gjuajtje, por Strakosha është i vëmendshëm dhe shpëton portën kuqezi. (VIDEO)

67’ Laçi pason në zonë për Manajn i cili lëshon një gjuajtje të fortë, por sheh portierin t’i devijojë sferën mbi traversë. (VIDEO)

64’ Pas një goditje nga këndi, Manaj në shtyllën e parë gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)

64’ Ish-sulmuesi i Egnatias, Isgandarli, hyn në fushën e lojës në vend të Bajramov.

61’ Seferi i lë vendin Laçit në radhët e kuqezinjve.

57’ Një harkim nga e djathta i Bajramit drejt portës nuk devijohet nga Manaj, i cili shkakton faull ndaj mbrojtësit kundërshtar.