Me 48% të votave të studentëve dhe pedagogëve zgjidhet rektor i Universitetit të Korçës Lorenc Ekonomi.
Ekonomi ka marrë 75 vota nga stafi akademik dhe 166 nga studentët. Ekonomi garoi përballë Robert Damos dhe Irena Nikajt.
Ndersa në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë fituese u shpall për një mandat të dytë Jonela Spaho, përballë Anyla Saraçit. Gjithashtu në fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, fitues rezultoi Rafail Prodani, përballë dekanes në detyrë Sonela Stillo.
Të vetëm në garë u konfirmuan, Besnik Skënderasi si dekan i Fakultetit Bujqësor dhe për një mandat të dytë Ledina Alolli si dekane e fakultetit të Ekonomisë.