Të paktën 45,000 rusë kanë humbur jetën në luftën e Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2023, pothuajse dy herë më shumë se një vit më parë. Gjithsej në dy vitet e para të pushtimit në shkallë të plotë, më shumë se 71,000 rusë janë vrarë, sipas shifrave të Rosstat.
Gazetarët kanë identifikuar 27,906 ushtarë rusë të vrarë vitin e kaluar, 57 për qind më shumë se në vitin e parë. Studiuesit thonë se shifrat aktuale mund të jenë të paktën dy herë më të larta.
Në janar, drejtori i CIA-s, Willam Burns, tha se të paktën 315,000 ushtarë rusë ishin plagosur ose vrarë gjatë luftës në Ukrainë.