Të paktën një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve ruse në Berislav dhe në fshatit Nadnipryansk në rajonin Kherson.
“Një person ka mbetur i vrarë dhe dy persona janë plagosur si pasojë e granatimeve të mëngjesit të sotëm në rajonin Kherson, për të cilin ka nisur procedimi penal. Nën drejtimin procedural të prokurorisë së rajonit Kherson, ka nisur hetimi paraprak për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës”, njoftojnë autoritetet në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja ushtria ruse sulmoi qytetin e Berislavit dhe si pasojë e hedhjes së eksplozivit në një nga rrugët, një banor i zonës vdiq.