Dihej prej muajsh se sezoni që lamë pas ishte i fundit për Mbappe në Paris, por vetë sulmuesi francez, ka zbuluar për mediat faktin se nuk u trajtua mirë nga PSG.
“Tani është zyrtare. Unë do të jem lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme. Është një kënaqësi e madhe. Një ëndërr e realizuar. Jam i çliruar. Po shkoj në një klub ku kam ëndërruar gjithmonë të jem.
Jam shumë i emocionuar që mbërrij në atë klub. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë dërguar mesazhe. Nuk kam mundur t’i shoh të gjithë, ju falënderoj për mesazhet. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit te Real Madridi që kanë punuar, dhe veçanërisht Florentinon, i cili më dha besim që në momentin e parë.
Mund ta shihni në fytyrën time që jam shumë i lumtur. Kam luajtur më pak në fund të sezonit, të gjithë e dini pse, por do të përgatitem me grupin për të rifituar formën time dhe për të sjellë trofeun në shtëpi.
PSG më tha me dhunë në fytyrë se nuk do të luaja këtë sezon. Luis Kampos dhe Luis Enrike më shpëtuan. Ata më thanë se nuk do të luaja shumë, kështu që unë isha i paralajmëruar. E kuptoj kritikën. Unë kam qenë larg nivelit tim dhe e di që kam qenë më keq. Jam përpjekur të jem aty për ekipin tim, por në vitin e ardhshëm nuk pres një sezon si ky.
Jo i lumtur te PSG? Kjo do të ishte e padrejtë të thuhet. Po, kishte gjëra që më bënin të pakënaqur, por nuk isha i tillë. Unë marr me vete nga atje shumë gjëra pozitive”, – tha ai.