Pesë persona janë shoqëruar në polici, pas trazirave të shkaktuara gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës.
Opozita mblodhi mbështetësit për të 12-ën herë para godinës së bashkisë. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik. Ata kanë hedhur molotovë drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.
Njëkohësisht një zjarr i madh u ndez përpara bashkisë, e cila u shua nga policia.
Pas përplasjes me uniformat blu, këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë.