Ylber Ramadani, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tianës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga Euro2024, është shprehur se mund të kishin bërë më shumë që të arrinin të kualifikoheshin në fazën e radhës.
“Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi.
Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë”, tha Ramadani. Gjithashtu, ylli i Kombëtares zbuloi çfarë u tha trajneri Silvijo, pas humbjes me Spanjën.
“Silvinjo na tha që ishte krenar me ne sepse kemi lozur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë”, zbuloi Ramadani.