Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë është cilësuar si ndeshja më e mirë e Europianit deri më tani. Goli i barazimit të Shqipërisë në minutën e fundit ka çmendur jo vetëm tifozët shqiptarë. Edhe komentatori i rrjetit gjerman, RTL, është bërë viral me reagimin e tij pas golit të Klaus Gjasulës. Steffen Freund, ish-futbollist i kombëtares gjermane dhe kampion i Europës në vitin 1996, bëri një krahasim pikant.
“Kjo është një çmenduri, kjo është më mirë se seksi,” tha Freund.