Nga Eduard Zaloshnja

Shqipëria dhe Spanja janë përballur me të njëjtët kundërshtarë tëfortë në grup – Italinë e Kroacinë. Kemi qenë më modestë nësulm se Spanja, por më efektivë statistikisht…

Statistikat e kompanisë së mirënjohur FlashScore tregojnë seSpanja ka dominuar në grupin tonë për sa i përket numrit të sulmeve gjithsej, numrit të gjuajtjeve drejt portës, numrit të gjuajtjeve në kuadrat, dhe numrit të golave të shënuar. Tabela e mëposhtme demonstron se sa deficit kemi ne për këta tregues të sulmit, krahasuar me Spanjën.

Deficiti ynë sasior në sulm në dy ndeshjet e para

Statistikat

Shqipëria

Spanja

Deficiti ynë

Sulme gjithsej

44

89

-45

Gjuajtje drejt portës

23

31

-8

Gjuajtje në kuadrat

9

12

-3

Gola të shënuar

3

4

-1

 

Po sa efektivë kemi qenë ne në sulm në dy ndeshjet përballëItalisë e Kroacisë, dhe sa Spanja përballë kundërshtarëve tënjëjtë?

Tabela e mëposhtme demonstron, se plot 52.3% e sulmeve tona kanë përfunduar me gjuajtje drejt portës, përkundër 34.8% tëSpanjës. Në shënjestrimin e gjuajtjeve kemi patur një epërsi tëlehtë – 39.1% e gjuajtjeve tona kanë përfunduar brenda kuadratit të portës, përkundër 38.7% të Spanjës. Ndërsa shndërrimin në gola të gjuajtjeve brenda kuadratit e kemi patur më të lartë se tëSpanjës – 33.3% vs. 25%.

Efektiviteti i sulmeve në dy ndeshjet e para

Statistikat

Shqipëria

Spanja

Suficiti ynë

Përqindja e sulmeve qëpërfunduan me gjuajtje drejt portës

52.3%

34.8%

17.4%

Përqindja e gjuajteve drejt portës që përfunduan nëkuadrat

39.1%

38.7%

0.4%

Përqindja e gjuajteve nëkuadrat që përfunduan nëgol

33.3%

25.0%

8.3%

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Meqë Spanja e ka siguruar matematikisht vendin e parë në grup, mund të mos luajë ndaj nesh aq intensivisht apo me të njëjtët futbollistë që luajti në dy ndeshjet e para. Kurse ne do të luajmë me futbollistët tanë mëtë mirë dhe me intensitet 110%!