Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA) tha se zhvendosja ka detyruar më shumë se një milion njerëz të largohen nga Rafah në Rripin e Gazës.
Siç njoftoi UNRWA, Rafah, një qytet në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ishte një strehë për rreth një milion palestinezë që u larguan për shkak të bombardimeve izraelite.
Që nga fillimi i majit, ushtria izraelite ka kryer atë që ajo thotë se është një “operacion i kufizuar” në Rafah për të çrrënjosur grupin militant Hamas. Ushtria izraelite u bëri thirrje civilëve që të shkojnë në “zona të zgjeruara humanitare”, disa prej të cilave janë rreth 20 kilometra larg.
Shumë palestinezë mendojnë se nuk mund t’u shpëtojnë sulmeve izraelite kudo që të shkojnë.
UNRWA tha se mijëra familje janë aktualisht në ndërtesa të dëmtuara dhe të shkatërruara në Khan Yunis, ku agjencia po ofron shërbime bazë pavarësisht sfidave të përditshme.
“Kushtet janë të papërshkrueshme,” deklaroi agjencia.