Me evropianin e përfunduar, lojtarët kuqezi, mund të kenë në dispozicion disa ditë për të pushuar, e për t’u rikthyer më pas sërish pranë klubeve të tyre, në prag të startit të sezonit të ri.
Mirëpo e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Armando Brojën. Gjigandi i sulmit tonë, pritet të ketë një verë shumë të nxehtë përpara, pasi do jetë në qendër të merkatos, me sulmesin që me shumë gjasa do të largohet nga Londra.
Milan është skuadra që i është vënë pas prej ditësh tashmë Brojas, me drejtuesit kuqezi që kanë nisur bisedimet në kryeqytetin anglez me agjentin e sulmuesit si dhe me drejtuesit e Chelseat.
Milan ka shfaqur interes edhe për sulmuesin e Bolognës, Joshua Zirkzee, por orët e fundit duket se kjo pistë po sfumohet, pasi Manchester Unted është futur në tratativa dhe me shumë gjasa mund të plotësojë edhe shifrat ekonomike, prej 34 milionë eurosh, që Bologna kërkon për t’u privuar nga gjigandi holandez.