Rusia do t’i përgjigjet veprimeve agresive të SHBA. Kështu deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova për TASS, duke komentuar vendosjen e sanksioneve të reja anti-ruse nga Uashingtoni.
“Si gjithmonë në këto raste, Rusia nuk do të lërë pa përgjigje veprime të tilla agresive”, tha ajo.
Të mërkurën, departamentet e thesarit dhe të shtetit njoftuan sanksione që synojnë më shumë se 300 objektiva, duke përfshirë entitete në Rusi, si dhe në Kinë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe