“Të isha unë trajner i Kombëtares, këtë ndeshje (ndaj Spanjës) do ta luajë për gjithçka ose asgjë. Nuk mund ta luash një ndeshje të tillë me kujdes dhe të shohim çfarë del në fund. Na duhej 3-pikëshi dhe duhej të luanim në sulm që në fillim. Po luanim me skuadrën e dytë të Spanjës, që sigurisht ka kualitete, por nuk ishte skuadra e parë që të godet aty ku nuk e pret”, tha Rraklli.
“Nuk duhet të luanim me të njëjtin modul loje si në ndeshjet e tjera. Për mendimin tim, stafi teknik bëri ca lëvizje të pakuptimta. Gjithsesi, janë të justifikueshme, pasi edhe Sylvinho ka nevojë për kohë. Ka bërë punë shumë të mirë deri tani, e kualifikoi ekipin në Evropian dhe i takon që të vijojë punën me Kombëtaren”, shtoi ish-sulmuesi.
Rraklli pati kritika edhe për Mitajn: “Goli që pësuam ishte shumë i thjeshtë. Me gjithë respektin që kam për Mitajn, aty u tregua lojtar bazik. E kishte mendjen te topi, jo te kundërshtari”.