Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Sejdinin, duke e konsideruar një mik elbasanlli të mençur dhe fjalëpakë. Sakaq, Rama thotë se Sejdini la një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë.
“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, ka shkruar kryeministri krahas fotos.
A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Kujtojmë qëQazim Sejdini ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate nën siglën e Partisë Socialiste. Ai vendosi që të mos kandidonte më për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2019.