Turqia ka arritur të mposht Gjeorgjinë me shifrat përfundimtare 2-1, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian 2024.
Gjithçka nisi në minutën e 25-të kur Muldur u jep avantazhin turqve. Arda Gyler arriti të shënoi një minutë më vonë për të dyfishuar shifrat por këtë herë goli i anulohet për pozicion jashtë loje.
Gjeorgjia do të barazonte shifrat 5 minuta më pas me Mikautadze. Kështu do të mbyllej pjesa e parë, dhe duhet të prisnim për të dytën për të parë një supergol nga Arda Gyler në minutën e 65-të që i dha përsëri avantazhin turqve.
Gjatë minutave të fundit të lojës, gjeorgjianët humbën shumë, dhe u sulën të gjithë përpara për të gjetur barazimin, por ky ishte gabimi fatal i tyre.
Gjatë ekzekutimit të një goditje këndi, portieri del në sulm për të ndihmuar ekipin dhe lë portën e boshatisur. Turqit i kapin në kundërsulm në aksionin e fundit të ndeshjes dhe me portën bosh shënojnë edhe të tretin me anë të Akturkoglu.
Turqia ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Portugalisë me 22 qershor ndërsa Gjeorgjia me Repubikën Çeke, në po atë datë.