Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak se dyshja i kanë dhënë fund martesë së tyre disa vjeçare dhe tashmë janë në proces divorci.
Ditën e sotme Xhensila përmes një postimi në Instagram ka treguar se së shpejti do të lansojë projektin më të ri muzikorë, ndërsa ajo çfarë u vu re ishte teksti i këngës, të cilin mesa duket këngëtarja ia ka kushtuar ish-partnerit.
“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti.
Kujtojmë që nga martesa e tyre, ish-çifti kanë sjellë në jetë 2 fëmijë, vajzën Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.