Sekretari i Përgjithshëm i PL-së së Ilir Metës, Tedi Blushi, nuk lë dalje televizive pa u ankuar për taksat. Por, në të vërtetë, ai ka 8 muaj pa paguar faturat e ujit të pijshëm dhe taksat e qytetit.

Ndryshe nga qytetarët e thjeshtë, të cilët i paguajnë rregullisht, zbulimi i Metës kur ishte President, nuk denjon të paguajë asnjë taksë për 8 muaj me radhë, madje as ujin e pijshëm që konsumon çdo ditë.

Rezulton se Tedi Blushi nuk i ka paguar faturat e ujit që prej Tetorit 2023. Ndaj, është mirë që përpara se të ankohet për taksat, si fillim t’i paguajë ato si gjithë qytetarët e Tiranës.

Gazeta DITA