Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Top Talk”, ndër të tjera foli edhe për situatën politike në vend, nga intervista e kryeministrit Rama me Rai3, përdorimi i situatës nga ish-kryeministri Berisha, dhe vajza e tij, Argita, në krye të një parti politike.
Për këtë të fundit, një debat është krijuar në politikë, ku thuhet se vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi mund të jetë pasardhësja e Berishës.
“Nuk ka lidhje ajo me PD, sepse flasim për Rithemelimin, që nuk është parti. Rithemelimi është një lëvizje politike, vullnetare. Ai (Berisha) do të nxjerri vajzën te kjo lëvizja dhe ta shpallë parti. Juridikisht njihet partia e Lulzim Bashës. Problemi është çdo bëjë Rithemelimi? Mund ta shpalli parti, meqë është i arrestuar ka lënë vajzën. Edhe po të jetë lëvizje politike familjare nuk është e vetmja në botë, ka shumë. A e merr dot pushtetin ajo po të drejtojë lëvizjen e Saliut, nuk e dimë. Por këto janë gjëra normale, nuk ka shkelje ligji”, tha avokati.
Për Ramën, Ngjela tha se nuk dihen ene detaje të reja se çfarë përfitimi ka patur nga qeveria italiane, në këmbim të strehimit të emigrantëve të paligjshëm.
“Rama iu ka dhënë në benefit, që në tokën shqiptare të ndërtohej një bazë për strehimin e emigrantëve të paligjshme, por nuk e dimë a e ka dhënë gjë gratis, sa është qiraja e tokës, këto nuk i dimë. Ka mundësi të jetë marrëveshja që ata dhanë pensionet e shqiptarëve, por nuk e dimë a janë të vërteta. Pse ia dhanë këtë përfitim Italisë, përse? Për marrëdhënie, fqinjësi apo ndonjë çështje tjetër?”, tha avokati.
Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi protestë para Parlamentit këtë të enjte, për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë, thirrje që Ngjela tha se në një qeveri demokratike, nuk funksionon mundësia që mund të rrëzojnë qeverinë me turma, por me vota.
“Qeveritë rrëzohen me vota jo me turma njerëzish, kë keni parë? Me kë dhe përse do bëjmë revolucion? Ai është nën akuzë, ka të drejtë të mbrohet. S’ka çfarë të thotë që të nxjerri njerëzit në protestë. Ka të drejtë të mbrohet me çdo mjet se ia lejon kushtetua, a është mbrojtje e rregullt apo jo është problem profesional“, u shpreh ai.
Për miratimin për ngritjen e komisionit Antikorrupsion, vetëm me votat e PS, Ngjela tha se “nuk ka lidhje me SPAK, por të reformohet është prekur ndihma perëndimore në Shqipëri. Çdo ligj do jetë në parlament, jemi një shtet që nuk njohim shtetin, çështje kjo opozitë që del në rrugë, ai ndërrim legjislacioni do shkojë në parlament, atje e kuptojmë të gjithë se ç’ndodh”.