DIREKT/ Shqipëri 1-0 Azerbajxhan (Nedim Bajrami 12′)
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 19:00 testin gjeneral para Euro 2024. Në “Haladas Stadium” të Hungarisë djemtë tanë presin Azerbajxhanin. Ky duel vjen pas fitores 3-0 që kuqezinjtë siguruan katër ditë më parë kundër Lihtenshtajnit. Trajneri Sylvinho ka bërë pesë ndryshime nga ndeshja e fundit e fituar 3-0 kundër Lihtenshtajnit tre ditë më parë, teksa ky pritet të jetë formacioni më i mundshëm edhe për në finalet e Euro 2024. Këtë duel e gjykon hungarezi Mihaly Kapraly.
Mes shtyllave rikthehet titullar Thomas Strakosha, ndërkohë që në prapavijë e nisin nga minuta e parë kapiteni Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj. Në mesfushë Ylber Ramadani zëvendëson Klaus Gjasulën, ndërkohë që konfirmohen në sulm Armando Broja dhe Jasir Asani. Repart ku ka fituar një fanellë titullari edhe Taulant Seferi.