Deputetja e Grupit Parlamentar Socialist Edona Bilali ka ndërrmarë një nisëm risi që mbështet pensionistët e vetëpunësuar të vetëm.
Bilali thekson se nisma fillimisht ka ardhur si rrjedhoje e lehtësisë që qeveria i bëri këtij grupi në gushtin e vitit 2023 ku u hoq detyrimi i pagesës së kontributeve shoqërore, kurse tani sipas deputetes propozimi është lehtësimi i tyre nga taksat dhe tarifat lokale.
Bilali bën thirrje dhe është shpresplotë që bashkitë e vendit do ta pranojnë lehtësimin e këtij target grup.
Ajo thekson se është impenjuar maksimalisht dhe ka ndarë bashkë me pensionistët dëgjesa të veçantë lidhur me këtë problematikë, ku sipas tyre është një hap i zhvilluar për shtetin tonë.
“Pensionistët e vetëpunësuar të vetëm janë një aset kombëtar. Bëhet fjalë për një target grup njerëzish që kanë kontribuar me vite e vite në dekada qofshin këto në artizanat qofshin këto në industri. Në Gusht 2023 qeveria zeroi kontributet e tyre çka mundësoi mbështetjen e parë. Më pas kjo nismë do të lehtësojë nga taksat dhe tarifat lokale, pra heqjen e barrës fiskale lokale për të mbështetur më tej këtë target grup” tha midis të tjerash Bilali.