Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zbuluar se kush është ‘çelësi’ i një martese të shëndetshme.
Teksa para dy vitesh 33-vjeçarja kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me regjsorin francez, Taika Waitit, ndërsa së fundmi ajo tregoi se “komunikimi është kyç” për funksionimin e martesës së tyre.
Pavarësisht orareve të ngjeshura, Rita tha se ajo dhe partneri kanë një lidhje të vërtetë, e cila i mban të bashkuar ata.
“Ajo që funksionon është një lidhje e vërtetë dhe një ndjenjë e vërtetë miqësie. Komunikimi është kyç. Oraret tona janë të ngjeshura, kështu që është thjesht e rëndësishme të flasim dhe kjo është ajo që ka funksionuar për ne”, shprehet Rita.