Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionet kundër kultivimit të kanabisit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla nënvizon se gjatë 24 orëve të fundit u asgjësuan 5400 bimë kanabis dhe u arrestuan 9 shtetas.
“Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka lufta kundër kanabisit. Në Elbasan, Lezhë dhe Shkodër kanë vijuar operacionet dhe janë asgjësuar rreth 5400 bimë cannabis sativa, duke vendosur para drejtësisë nëntë shtetas”, u shpreh Balla.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar më herët se ky vit duhet të jetë viti i zhdukjes së fenomenit të kultivimit të kanabisit.