Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të mashtrimit me pacientët të sëmurë me tumor. Sipas akuzës ‘në bashkëpunim me njëri-tjetrin mjekë, specialistët dhe administratori i spitalit të Onkologjikut orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT”
Pjesë e skemës është zv/drejtoresha e QSUNT-së dhe 2 mjekë të spitalit të Onkologjikut dhe Koordinatori pranë këtij spitali.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson emrat e mjekëve ndaj të cilëve u është dhënë masa e sigurisë nga gjykata e Tiranës. Mes personave ne hetim është dhe administratori i një ‘Flori Farma”
Personat ne hetim
1- Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”
2- Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
3- Emiljano Lela – Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, – akuzohet për shpërdorim detyre, masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
4- Halil Gashi – akuzohet për ‘Fshehjes se te ardhurave” masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
5- Florian Marku -administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande”
6- Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
7- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik – akuzohet për “Shpërdorim të detyres” – masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
Për çfarë akuzohen
“Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vetë nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte” thuhet në dosje.
Sekuestrohet klinika mjekesore ‘Megis’ 10 mije euro ilace kontrabande tek Flori Farma
Mësohet se është bërë dhe sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë
Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.
Ilacet e Onkologjikut tek farmacia
Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë.
Po kështu veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.
Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Lanë të prishet kobalto Terapinë
Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.
Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje” informoi prokuroria.