Armando Broja ishte një prej yjeve që pritej shumë në Euro 2024, por Shqipëria u eliminua që në fazën e grupeve dhe ai u aktivizua si titullar vetëm në ndeshjen e parë me Italinë.
Menjëherë pas humbjes me Spanjën, Chelsea i ka vendosur çmimin 35 milionë paunde Armando Brojës. Për gjigantin kuqezi interesohen klube jo vetëm nga Premier League, por edhe nga Bundesliga e Serie A.
Everton dorëzoi një ofertë zyrtare prej 30 milionë paundësh pak ditë më parë dhe tashmë diferenca duket e vogël e për këtë arsye mund të themi se aventura e Brojës me “Blutë e Londrës” mund të ketë përfunduar.