Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në veriperëndim të Pakistanit, ku një grup i madh njerëzish hynë me dhunë në një stacion policie, ku rrëmbyen një turist të akuzuar për blasfemi, të cilin më pas e vranë.
Efektivët u munduan me të gjitha forcat për të mbrojtur burrin në Madyan, por nuk arriti ta shpëtonte atë nga turma e indinjuar që e akuzonte se kishte përdhosur librin e shenjtë.
Linçimet nuk janë të rralla pas një akuze për blasfemi, e cila dënohet me vdekje në Pakistan.
Videoja e këtij incidenti të fundit ka shkaktuar zemërim në mediat sociale në Pakistan. Pamjet tregojnë trupin e burrit duke u tërhequr nëpër rrugë dhe më pas e dogjën.
Rreth 96% e popullsisë së Pakistanit janë myslimanë. Vende të tjera, duke përfshirë Iranin, Brunein dhe Mauritaninë, kanë vendosur gjithashtu dënimin me vdekje për fyerje të fesë.