Pelegrinazhi i Haxhit të këtij viti në Mekë është shënjuar nga temperaturat e larta dhe numrin e vdekjeve që ka kaluar mbi 1000. Turma të mëdha u formuan në zonën e Mekës pasi rreth 1.8 milionë myslimanë u mblodhën për këtë ngjarje të shënuar.

Haxhi, koha e të cilit përcaktohet sipas kalendarit hënor islamik, po mbahet këtë vit gjatë verës së nxehtë saudite, me Qendrën Kombëtare Meteorologjike që raportoi se termometri ka shënuar 51.8 gradë Celsius në fillim të kësaj jave në Xhaminë e Madhe në Mekë.

 

Në rrjetet sociale janë shfaqur foto dhe video të pelegrinëve të sëmurë dhe të disave prej tyre që kanë ndërruar jetë prej të nxehtit përvëlues.

Në një video tronditëse të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet një kamion që mban shumë kufoma të mbuluara për t’u varrosur.